Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Mire Uka është vrarë nga vëllai i saj. 24 orë pas vrasjes më të fundit në kryeqytet, brenda në godinën e Qytetit Studenti, policia e Tiranës bëri të ditur sot, se i dyshuari kryesor si autor i vrasjes është Nik Rosaj, vëllai i viktimës. Pas ngritjes së pistave të para, dje vetëm pak pas vrasjes, policia ka ngushtuar rrethin e hetimeve.

Burri i Mirës një emigrant në Itali, lajmin e vdekjes së Mirës e ka marrë vesh dje nëpërmjet telefonit. Kishin vetëm tre ditë që ishin ndarë pasi Mira ishte kthyer në Shqipëri bashkë me të vëllain e sëmurë. Mire Uka një mjeke e re ishte kujdesur për një kohë të gjatë për të vëllain, i sëmurë psikik. Ende nuk dihet vendndodhja e vëllait vrasës, por sipas policisë shumë shpejt ai do të kapet./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/