Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Sipas ligjit shqiptar Kryqi i Kuq përjashtohet nga çdo lloj takse e tatimi, por Ministria e Shëndetësisë i kërkon 20% e tatimit mbi vlerën e shtuar, për pajisjet e spitalit të fëmijëve të Korçës. U desh ndërhyrja e kryeministrit që kjo çështje të zgjidhet. Kryqi i Kuq gjerman premtoi që një vit më parë, se do të riparonte Pediatrinë.

Projekti kap vlerën një milion marka gjermane. Përfaqësuesi i degës së Kryqit të Kuq për Korçën Leonard Gjançi thotë:

Leonard Gjançi:- ?Ky projekt konsiston në riparimin e të gjithë ambienteve, duke filluar nga banjat, kuzhina, shtrimet e pllakave, muret, dyer, dritaret, gjithashtu dhe në pajisjen e institucionit me aparatura moderne dhe me mjetet e domosdoshme si shtretër etj?.

Ndërsa drejtori i spitalit të Pediatrisë shton:

?Spitali i Korçës do të jetë spital rajonal dhe do të mbulojë qytete të tjera siç janë Bilishti, Maliqi, Pogradeci, etj. Kështu duke u bërë një spital model mendojmë që nesër qytetet përreth të rajonit tonë do të kenë mundësi të kenë një shërbim të specializuar?.

Pritet që spitali të ndryshojë pamje brenda gjashtë muajsh. Sipas projektit dhe premtimeve ky do të jetë spitali më i kompletuar për fëmijë në të gjithë Ballkanin./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/