Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Drejtorët e policisë në prefektura fillojnë të japin konferenca shtypi për punën e tyre gjatë këtij viti. Albert Pilo, numri 1 i policisë së Durrësit, i tha sot gazetarëve se, ?vartësit e tij, kanë rritur me 25% forcën e tyre zbuluese, në raport me vitin e kaluar?. Sipas tij, me 183 persona të arrestuar dhe 93% të veprave penale të zbuluara, sektori i antikrimit, qëndron në krye të sektorëve të policisë së rrethit më të madh në Shqipëri pas Tiranës.

Sipas kolonel Pilos, veç krimeve të këtij viti, policia e tij ka zbuluar disa krime të ?97 dhe ka arrestuar në territorin e Durrësit kriminel nga rrethe të tjera. ?Bashkëpunimi mes policisë së Durrësit dhe Interpolit Italian dhe atij Grek, po ndihmojnë në arrestimin e kriminelëve që kanë gjetur strehim në vendet fqinje?, deklaroi drejtori Pilo./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/