#tvora #rtvoranews

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e sheh si një shprehje paniku, deklaratën e sotme të kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardshme.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Shehu u shpreh se Rama duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik.

Tritan Shehu: ?E ndoqa konferencën e kryeministrit sot. Çështja nuk është te listat e hapura, por paniku i kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme. Paniku që ka ai nga humbja e sigurtë, nga fundi politik i rilindjes dhe i tij si kryeministër. Është një shprehje paniku, një shprehje amullie, një shprehje e veprimeve dhe reagimeve jo të përshtatshme dhe jo në përputhje me atë që është bërë deri më sot.

?Mendoj se kryeministri duhet të presë të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ku do ndodhi rotacioni politik. Duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik, i cili është elementi kryesor i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, që garanton procesin zgjedhor në Shqipëri, por që realisht ka një mundësi të madhe edhe për integrimin europian.?

Sipas tij, ka një tendencë nga ana e kryeminisrit për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe ky do të ishte një veprim i rrezikshëm, me pasoja të rënda.

Tritan Shehu: ?Tendenca për të hedhur në erë atë marrëveshje është veprim shumë i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Mund të ketë pasoja të rënda për vendin, qoftë për stabilitetin e vendit, qoftë edhe për integrimin e vendit, si pasojë e frikës së ardhshme të kryeministrit, nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Shoih një tendencë për të cënuar parimet e demokracisë në Shqipëri. Një tendencë për të dëmtuar procesin zgjedhor të ardhshëm.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/listat-e-hapura-shehu-tendence-e-rames-per-te-hedhur-ne-ere-marreveshjen-e-5-qershorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv