Policia e Korçës ka vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale Dh.Sh., i shpallur në kërkim.

Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

Sipas hetimeve dyshohet se ai është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri. Policia thotë se ky person tansportonte në drejtim të vendit tonë të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/