#tvora #rtvoranews
Kryeministri, Edi Rama, thotë se nuk po e prish marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, por nga ana tjetër nuk heq dorë nga hapja e listave dhe heqja e koalicioneve. Në twitter ai shkruan se qytetarëve do t?u jepet mundësia të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë. Me Kryeministrin replikoi, Gazment Bardhi, i cili thotë se ai nuk ka shqetësim qytetarët por fatin e tij.

Në 5 qershor mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare, dolën të bashkuar për reformën zgjedhore.

Sot palët janë më larg se kurrë, e kjo pasi Partia Socialiste kërkon të heqë koalicionet parazgjedhore.

Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në tëitter, thotë se nuk ka prishje të marrëveshjes, por sipas tij parlamenti nuk mund të merret peng nga ata që e braktisën kohë më parë.

?Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s?donim e s?duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se.

S?ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t?u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë??

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reforma-zgjedhore-rama-bashes-na-lini-ta-votojme-marreveshja-u-be-me-ju-dhe-per-ju/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv