Për pushuesit në plazhin e Velipojës mungesa e rojeve bregdetare shton rrezikun për jetën sidomos tek fëmijët.<br /><br />Burime nga Bashkia e Shkodrës, thanë për Report TV se subjektet që aplikojnë për stacione plazhi kanë si kusht vendosjen e vrojtuesit. Por sipas bashkisë, kontrollin mbi këto subjekte që nuk respektojnë rregullat duhet ta ushtrojë Agjencia e Bregdetit.
