Speca të mbushur me gjizë dhe erza
Përbërësit:
10 speca të gjelbër
2 speza me ngjyra
2 domate ose 10 domate qershi
300 gr gjizë dhe 100 gr djathë I bardhë
1 tufë majdanoz
3-4 thelpi hudhra
1 lugë gjelle bukë e thekur e thërrmuar
rigon, trumzë dhe nenexhik
kripë dhe piper të zi
vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë specat I presim ato në formën e një kapaku duke pastruar dhe farat nga brenda. Specat me nggjyrë ( në mungesë të tyre dhe speca jeshil) I presim në kubikë të vegjël, po ashtu dhe domatet duke I pastruar farat dhe lëngun e tyre. Majdanozin, hudhrat, I grijmë imët. në një tas vendosim gjizën, djathin e thërrmuar, bukën e thekur të grrië ( galetë), hudhrat, specat dhe domatet në kubikë, majdanozm rigon, trumzën dhe nenexhik, piper të zi. Rregullojnë shijen në se duhet kripë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë mirë. Mbushin specat me përzjeren në tas dhe I vendosim ato në një tepsi të lyer me vaj. I spërkatsim pak nga psipër me vaj dhe I lyejmë në furcë. I pjekim në furrë në temperaturë 180-190 gradq Celsius për 20-25 minuta.