Gjysma e farmacive në vend ka probleme likuiditeti financiar dhe për një vit nuk do ta marrin veten. 80 përqind nuk ka më punë se mjekët nuk dhanë receta dhe kështu i ka mbetur dhe inventari në prag skadence.
Të dhënat kanë dalë nga një pyetësor në rrjetin e shërbimit farmaceutik në komunitet në muajt maj-qershor dhe tregojnë një sektor të drobitur nga kriza. Rreziku qëndron tani tek fakti i rifreskimit të inventarit dhe i vazhdimësisë së punës. Po nëse kemi një valë të dytë në shtator? Me shumë gjasa do të ndodhemi para mungesës së një shërbimi jetik për popullatën: Rrezikojmë që farmacitë mos kenë lekë për të rinovuar inventarin dhe kjo ndikon zinxhir tek pacientët dhe importuesit. Nga të dhënat e pyetësorit rezulton se gjysma e farmacive ka probleme likuiditeti dhe do t?i duhet 1 vit ose më shumë për të marrë veten, duke shtuar këtu dhe problemet me skadencën e një pjese të inventarit, duket e vështirë se si mund të qëndrojnë me forcat e veta nëse në shtator përballemi me një krizë tjetër COVID-19, pa harruar se shumica dërrmuese ka dhe stres në punë, kërkohet një qasje më pozitive ndaj këtij nën sektori të shërbimeve shëndetësore, për sa i përket financave, kushteve në punë dhe barrës rregullatore

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel