Surprise Me!

Rekord rastesh te reja me 117 te infektuar

2020-08-01 0 Dailymotion

E hëna ka shënuar rekord të rasteve të reja me koronavirus. 117 persona kanë rezultuar Covid pozitiv pas testit të kryer nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

?41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan?.

2 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orë, duke e çuar në 95 totalin e viktimave të kësaj pandemie në vendin tonë, ndërsa në Shërbimin Infektiv rastet e shtruara vijojnë të rriten.

?Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese. Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë?.

Epidemiologët vlerësojnë se situata ka ardhur duke u përkeqësuar në javët e fundit.

?Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid-19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë?.

Që prej fillimit të epidemisë në Mars janë infektuar 3 571 persona, shumica janë shëruar, ndërsa janë ende aktivë dhe potencial për të infektuar të tjerët 1 462 persona, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon