Lajme Arkiva 2000
Ndihma financiare prej prej 20 miliard dhrahmish që ofroi qeveria greke, është ndarë në sektorë të ndryshëm për realizimin e reformave ekonomike në Shqipëri. Sot në Ministrinë e Financave është nënshkruar marrëveshja në lidhje me kredinë greke për arsimin dhe shëndetësinë. Nga këto dy marrëveshje, respektivisht këto dy institucione, përfitojnë nga 2,5 miliard dhrahmi. 2 miliard nga totali i përgjithshëm është dhënë në mbështetje të buxhetit të shtetit që në vitin 1998. 3 miliard dhrahmi në kuadër të marrëveshjes me Bankën Botërore, janë dhënë për mbështetjen e bilancit të pagesave.
Janë përfunduar gjithashtu të gjitha aktet e nevojshme ligjore për palën shqiptare, për bërjen efektive të kredisë greke prej 5 miliard dhrahmish për programin e strehimit i cili lidhet me familjet të cilat humbën banesat në skemat piramidale. Pjesa e parë e dhënë prej 500 miliard dhrahmish, do të shërbejë për blerjen e banesave.
"Duhet që pala shqiptare të përcaktojë listat dhe shtëpitë se ku do të blejnë, biles ata kanë filluar dhe procedurat e ankandit. Pjesa prej 4 ,5 miliard që mbetet nga programi i strehimit, në bisedimet që zhvilluam, meqënëse se pala shqiptare tashmë ka përcaktuar sheshet e ndërtimit, atëherë ky komision teknik do të përcaktojë të gjitha procedurat me qëllim që të fillojë ndërtimi i këtyre shtëpive."
Pala greke me përfundimin e procedurave do të bëjë dhe verifikimin i cili parashikohet nga fundi i muajit gusht ose fillimi i shtatorit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/