Surprise Me!

Ora News - Raporti i IDN-së: Vettingu në polici, jo efikas dhe i ngadaltë

2020-08-01 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Vettingu në radhët e policisë është një proces i ngadaltë dhe jo efikas. Kjo problematikë është konstatuar nga organizatat jo qeveritare pas një studimi të procesit. Sipas një raporti të hartuar së fundmi thuhet se nuk ka patur mbështetje institucionale, interesi ka qenë shumë i ulët nga publiku duke luhatur kështu dhe besimin për pavarësinë e procesit.

Vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë, i njohur ndryshe dhe si vettingu në radhët e efektivëve, është një proces i ngadaltë dhe jo efikas. Kjo problematikë është konstatuar nga organizatat jo qeveritare pas një studimi të procesit.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka arritur në përfundimin se procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin e ngritjes së strukturave por dhe vlerësimin e subjekteve, ku deri më tani janë vlerësuar rreth 16% e listës së hartuar.

Verifikimi i kryer nga IDN veçon se mbështetja institucionale për funksionimin e komisionit të jashtëm të vlerësimit ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.

Institucionet e angazhuara në procesin e vettingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithë përfshirje të publikut në këtë proces, dhe për këtë arsye interesi qytetarëve ka qenë i ulët ndaj është luhatur besimi për vijimësinë.

Duke qenë se nuk janë arritur afatet e vendosura për mbylljen e fazës së parë, ministria e brendshme propozoi ndryshime në ligj ku procesin e vlerësimit do ta kryejë SHCBA.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vettingu-ne-polici-idm-procesi-ka-ecur-me-ritme-te-ngadalta/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon