#tvora #rtvoranews

Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Komisioni Hetimor për Presidentin Ilir Meta zhvilloi sot mbedhjen, ku deklaroi të mbyllur hetimin.

Kryetari Ulsi Manja referoi provat e administruara. Pjesë e dosjes së hetimit do të jetë edhe raporti i Venecias.

Ai tha se raporti i Komisionit Hetimor për ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit do të jetë gati me 18 korrik dhe do ti shkojë seancës plenare brenda afatit që ka përcaktuar Kuvendi, 30 korrik 2020.

Komisioni caktoi si relatorë të çështjes deputetët Bushka dhe Valteri, të cilët do të hartojnë raportin paraprak për Komisionin Hetimor lidhur me gjetjet e këtij hetimi.

Manja u la si detyrë relatorëve që në 17 korrik të përmbyllin raportin paraprak, ku edhe do të prezantohet.

Ndërsa ditën e hënë, 20 korrik, Komisioni do të zhvillojë mbledhjen e fundit për diskutimin dhe miratimin e raportit.

Manja: Para se të përgatitet raporti përfundimtar i Komisionit më duhet ta deklaroj të mbyllur hetimin administrativ sipas planit të hetimit. Data 17, dita e premte do të duhet të jetë afati kur relatorët të na sjellin raportin paraprak që ditën e hënë të zhvillojmë diskutimin dhe miratimin e raportit përfundimtar për seancën plenare.

?Pa e paragjykuar mund të dalë 1 raport, por mund të jetë 1 raport me 2 mendime, sepse në këtë komision hetimor kemi përbërje mazhorancë-opozitë. Komisioni duhet të miratojë me vendim përfundimtar, raportin përfundimtar të hetimeve, i cili përmban konkluzionet e hetimit, provat që kanë çuar komisionin në këto konkluzione, si dhe propozimet për zgjidhjen e çështjes, ose masa ndëshkimore për personat përgjegjës, nëse ka të tillë.?

?Karta? e mazhorancës, dekreti për zgjedhjet e 30 qershorit

Situata për shkak të pandemisë ka sjellë ndryshime të shumta në lidhje me çështjet që ky komision ka administruar.

Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve.

Meqenësë vetë Kuvendi i është drejtuar Venecias për këtë çështje, mazhoranca nuk e ka më një kauzë për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Megjithatë pas dështimit me nismën e parë ligjore për t?i hequr të drejtën Metës për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mazhoranca po punon që këtë çështje ta depozitojë si amendament kushtetues.

Meqë për hapjen e listave, PS është e gatshme t?i japë votën opozitës parlamentare, për amendamentet e tyre kushtetuese mund të kërkojë t?i kthehet nderi me të njëjtën monedhë.

E vetmja çështje që mazhoranca kapet pas shkarkimit të presidentit është dekreti për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndryshe nga qëndrimi i PS për raportin e Venecias për Kushtetuesen, në lidhje me opinionin për dekretin e Metës për zgjedhjet, socialistët e interpretojnë ndryshe, pavarësisht se në të thuhet që nuk është në kushte për shkarkim.

Deri me 30 korrik, kur i përfundon afati i punës së komisionit, kuvendi do të vijojë me procedurat parlamentare, pavarësisht se kërkesa për largimin e...