Surprise Me!

Ora news - I dënuar me burgim të përjetshëm, Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht

2020-08-01 2 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Zani Çaushi, kreu i një prej bandave të vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 kërkon lirinë me kusht edhe pse është i dënuar me burgim të përjetshëm!

Kërkesa është paraqitur dhe po shqyrtohet në Gjykatën e Korçës, pasi Myrteza Caushi aktualisht po e vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Dosja është në duart e gjyqtarit Selajdin Pisqyli i cili sipas burimeve ka mbajtur dy seanca paraprake.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rahabilituar në burg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është i gatshëm të punojë.

?Kam fëmijë të mitur për të rritur. Jam rehabilituar pasi 3/4 e dënimit i kam shlyer në qeli. Kërkoj të lirohem para kohe me kusht.?

Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 Korrik në Gjykatën e Korçë, ku sipas burimeve vijon procesi me marrjen e provave dhe raporteve.

Myrteza ose Zani Caushi sic njihet gjerësisht, arriti të arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi dhe në mars të vitit 1997, ngriti një nga bandat e qytetit të Vlorës, ku përplasjet mes tyre shkaktuan disa viktima.

Ai u dënua në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh në vitin 1997 dhe grupin criminal që ngriti e drejtoi.

Zani Çaushi është martuar në qelitë e burgut të Burrelit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/i-denuar-me-burgim-te-perjetshem-zani-caushi-kerkon-lirimin-me-kusht/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon