Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Partitë e grupimit Bashkimi për Demokraci, kanë përfunduar përcaktimin e kandidatëve që do t?i ofrojnë Partisë Demokratike, për t?i përzgjedhur. Ky grupim do të marrë pjesë në zgjedhjet si një i vetëm, por vendim-marrja dhe shumica e kandidatëve do të jenë të PD.

Partitë e vogla të këtij grupimi, kanë hartuar një strukturë për ndarjen e zonave, e cila do të studiohet dhe miratohet në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit për Demokraci. Por duket se këto parti do të kenë shumë pak pjesë në numrin e madh të kandidaturave për kryetar komune dhe bashkie në të gjithë vendin. Ashtu si dhe në fushatën që sapo ka nisur.

Nga ana tjetër partitë e Bashkimit për Demokraci, kanë deklaruar sot, se fushata parazgjedhore vazhdon të jetë e tensionuar nga sulmet e Aleancës për Shtetin, ndaj strukturave të pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/