Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? në Top Channel ishte i ftuar modeli dhe sipërmarrësi shqiptarë, Rolando Lekaj i cili prej 8 vitesh jeton në Hangzhou, Shanghai. Një muaj më parë ai së bashku me bashkëshorten e tij dhuruan për Shqipërinë 300.000 maska mbrojtëse, 100 mijë për spitalin Lezhë, Bashkinë dhe Drejtorinë e Policisë dhe 200 mijë për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. I pyetur për këtë nismë ai u shpreh: ?Zemra dhe gjaku im i përkasin Shqipërisë. Maskat i sollëm jo sepse kanë munguar në Shqipëri, por si një nismë që rrodhi nga zemra ime dhe nga dashamirësia e nuses time. Ne dëshironim t?i vinim në ndihmë bluzava të bardha që po rrezikojnë me armikun. Fatmirësisht qeveria shqiptare i ka marrë masat në kohë, pasi mund të pësonim fatin e Italisë fqinje, Amerikës, Indisë etj. Në këtë situatë që po jetojmë nuk dimë si mund të zgjohemi nesër, ndaj mos e merrni si lojë por tregohuni sa më të kujdesshëm?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel