Provokim që sjell konflikt politik dhe që do të marrë përgjigjen e merituar. Kështu e cilëson nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që hap listat dhe ndalon koalicionet parazgjedhore.<br /><br />"Opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë maskaradë që po ndodh pas marrëveshjes së 5 qershorit. Duhet të sqaroj që cështja e sistemit apo listave të hapura nuk është se opozita është kundër, por kemi një marrëveshje në 5 qershor. Tentativa e Ramës është provokim për të minuar këtë marrëveshje. Frika e Ramës nga zgjedhjet dhe koalicioni jo thjesht opozitar por i të gjithë qytetarëve.Jemi për të diskutuar për sistemin zgjedhor, ok hajdeni ulemi sërish në tryezë. Duhet një debat i gjerë për sistemin dhe vendimmarrja u takon qytetarëve. Edhe për hapjen e listave që ka disa variante. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Gjithë përgjegjësia është e atij kryeministri që minon marrëveshjen e 5 qershorit. Opozita do ta shprehin me votë revoltën. Kjo lojë aspak e drejtë e Ramës do të ketë përgjigjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.