Surprise Me!

Top News - Monedhat virtual/ ‘Ekonomia’ rrëzon dekretin e Metës

2020-08-01 0 Dailymotion

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për ?Kthimin për rishqyrtim të ligjit ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë?.
Nëpërmjet këtij ligji rregullohet veprimtaria financiare e kriptomonedhave ose siç njihen ndryshe monedhat virtual.

Në arsyetimin e presidentit për kthimin e këtij ligjit thuhej se krijon hapësirë për pastrim parash dhe se pavarësisht se monedha virtuale është e mirëpritur në shumë pjesë të botës, disa vende janë të kujdesshme për shkak të: paqëndrueshmërisë; natyrës së decentralizuar; kërcënimit të perceptuar ndaj sistemeve monetare aktuale; dhe lidhjeve me veprimtari të paligjshme si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Të njëjtat argument u përsëritën edhe nga përfaqësuesit e presidentit në komision.
Por pas sugjerimit të relatorit Anastas Angjeli për domosdoshmërinë e ligjit komisioni vendosi që të rrëzojë dekretin e presidentit. Tani ligji do të rishkojë sërish në seancë plenare ku pritet miratimi I tij nga ana e shumicës qeverisëse.

Ligji për kriptomonedhat është miratuar në Kuvend më 21 maj. Shqipëria është vendi i tretë në europë, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat. Ky ligj do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#MonedhatVirtuale#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon