#tvora #rtvoranews

Vetëm 2.5 përqind e banesave janë të siguruar nga dëmet që shkaktojnë tërmetet. Kreu i AMF Ervin Mete në raportimin në parlament ka deklaruar se për dëmet e shkaktuara në shtatorin dhe nëntorin e shkuar kompanitë kanë paguar 604 milionë lekë dëmshpërblime.

Ngjarjet e tërmetit kanë nxjerrë në pah domosdoshmërinë e zgjerimit të mbulimit të sigurimit të pronës.

Pas analizës së të dhënave ka rezultuar se vetëm 2.5% e banesave e kanë të mbuluar këtë rrezik.

Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes financiare, Ervin Mete gjatë prezantimit të raportit në Komisionin e Ekonomisë bëri të ditur se vlera e kërkesave për dëmshpërblim nga tërmetet kap vlerën e 4.12 miliardë lekëve.

?Referuar tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit, të cilat ishin ngjarjet që shënjuan vitin 2019 sa i përket tregut të sigurimeve, bazuar në vlerësimet e deritanishme vlera e kërkesave për dëmshpërblim arriti nivelin 475 milionë lekë për ngjarjen e 21 shtatorit dhe rreth 3.65 miliardë lekë për ngjarjen e 26 nëntorit?.

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2019 u paguan rreth 604 milionë lekë dëmshpërblime me objekt Fondin e Kompensimit dhe pandemia e thelloi këtë bilanc.

Autoriteti Mbikqyrës Financiar synon të përmirësojë planet e vazhdimësisë së biznesit duke arritur njëkohësisht një përputhshmëri të lartë me standardet ndërkombëtare të sigurimeve dhe të tregjeve të kapitalit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/termeti-i-26-nentorit-vetem-2-5-perqind-e-banesave-jane-te-siguruar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv