Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike Besnik Mustafaj, ka shprehur sot rezervat e selisë blu ndaj raportit të paraqitur dje nga OSBE, për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor. Partia Demokratike ka qenë edhe sot absolutisht kundër vëzhgimit të zgjedhjeve nga ODHIR. Monitorimi, tha Besnik Mustafaj, duhet të bëhet nga kongresi i autoriteteve lokale të Këshillit të Europës.

Sipas Mustafajit 15 vetë që janë caktuar për të ardhur nga ky organizëm, janë shumë pak në krahasim me përmasat e këtyre zgjedhjeve.

Besnik Mustafaj:- ?Ne kemi theksuar disa herë se ODHIR-i, nuk është struktura më e përshtatshme për monitorimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Në raportin e ambasadorit Ahrens, theksohet se është eksperienca e parë në historinë e ODHIR-it, kur kjo strukturë do të monitorojë zgjedhjet lokale. Mungesa e kësaj eksperience ka qenë një faktor, një argument i rëndësishëm, që ne e kemi shqyrtuar kur kemi arritur në përfundimin, se zgjedhjet lokale në Shqipëri duhet të monitorohen nga kongresi i autoriteteve lokale të Këshillit të Europës, si struktura më e specializuar, për të monitoruar zgjedhjet lokale?.

Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike Mustafai, ka deklaruar sot gjithashtu, se 170 vëzhgues janë shumë pak, duke pasur parasysh se zgjedhjet e kaluara kanë qenë 550 të tillë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/