Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka protestuar sot ndaj caktimit të datës së zgjedhjeve më 1 Tetor, pasi përjashtohen nga votimi rreth 30 mijë studentë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër e Vlorë. Sipas kryetarit të këtij forumi Nikolin Gjoka, studentët në këtë ditë nuk ndodhen në qendrat e banimit por nuk janë akomoduar dhe as regjistruar në Qytetin Studenti.

Ky akt i Presidentit Mejdani, tha ai, është pjesë e përpjekjeve për të manipuluar procesin zgjedhor dhe për të lënë jashtë mundësisë për të votuar sa më shumë kontingjente zgjedhësish, të cilët janë votë kundër PS.

Forumi Rinor i PD, i kërkon Mejdanit të ndryshojë datën e zgjedhjeve për të mos paragjykuar kështu votën e studentëve, që këto dhjetë vitet e fundit kanë qenë brezi më me shumë vullnet ndryshimi./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/