Lajme Arkiva 2000
Mbledhjet e komiteteve drejtuese socialiste nëpër rrethe ku janë zgjedhur 3 kandidatë për çdo komunë dhe bashki, nuk do të përsëriten edhe pse në disa prej tyre ka patur parregullsi në procesin e votimit. Sekretari për Marrëdhëniet Publike Luan Rama tha se të hënën kryesia e Partisë Socialiste mund të mos i marrë parasysh rezultatet e këtyre votimeve duke caktuar një tjetër kandidat për kryebashkiak.
Rama duke u mbështetur në deklaratën e OSBE-së në procesin e votimeve, theksoi:
"Më në fund u arrit që edhe zgjedhësit shqiptarë të jenë të regjistruar sipas parimeve të pranura ndërkombëtare dhe që përbëjnë siguri e një procesi zgjedhor korrekt, transparent, të pamanipulueshëm dhe të pakontesueshëm. E theksoj këtë moment sepse të gjitha kontestimet mbi rezultatin e zgjedhjeve të realizuara më parë gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike, e kishim bazën tek regjistrimi i manipuluar dhe tek falsifikimi i listave të votuesve."
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Luan Rama tha se trafiqet duhet të luftohen sidomos në tokë në bashkëpunim me palën italiane./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/