Lajme Arkiva 2000
Pas zgjedhjes si kandidat i socialistëve për kryetar i Bashkisë së Tiranës, ministri Edi Rama është drejtuar sot me një letër falenderimi kryesocialistit Fatos Nano. Ministri Rama shprehet se krahas mbështetjes të së majtës, do të ketë mbështetjen e lëvizjes demokratike rinore të dhjetorit '90. Ndihem i nderuar që përveç të tjerëve dhe 3 kryeministrat shqiptarë të cilët kanë punuar, e mbështesin pa rezervë kandidaturën time duke pasur parasysh punën time të ndershme në kabinetet e tyre, shprehet më tej në letrën e tij drejtuar Fatos Nanos.
Kandidati për kryebashkiak i kryeqytetit Edi Rama, propozon më tej një pakt besnik të partive politike me shoqërinë civile, për t'i siguruar Tiranës qeverisjen që meriton. Për Televizionin Klan, Ministri Edi Rama u shpreh:
"Është një nder i madh për mua dhe njëkohësisht një përgjegjësi e jashtëzakonshme që Partia Socialiste, partia më e madhe dhe më demokratike në Shqipëri ia beson betejën për Tiranën një njeriu pa parti që jam unë. Është nder sepse të kesh mbështetjen e Partisë Socialiste është një betejë elektorale si kjo do të thotë të kesh mbështetjen e veteranëve të luftës antifashiste dhe do të thotë të kesh mbështetjen e asaj pjese të rinisë shqiptare që mbron idealet e eurosocializmit."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/