Surprise Me!

Report TV - Maskat me detyrim, binden qytetarët: T’i vendosim edhe jashtë! COVID-19 ekziston

2020-08-01 0 Dailymotion

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, është ky vendimi i ministrisë së Shëndetësisë ku cilësohet se nëse ky rregull nuk do të zbatohet do të ketë penalitete. Por çfarë mendojnë qytetarët e kryeqytetit për këtë vendim të ri për mbajtjen e maskës.

?Shumë mirë, të ishin vënë edhe jashtë jo vetëm brenda. Unë jam 75 vjeçe, në radhë të parë ne duhet të ruajmë shëndetin tonë, do ti vejmë. Vendimi është i drejtë, si në shtëpi apo kur të takosh të tjerët, në makinë apo kudo, e ke për shëndetin tënd edhe për fëmijët tuaj", një qytetare.

Maskën unë këtu me vete e kam, është shumë mirë që t'i mbajmë, është për të mirën tonë", tha një tjetër.

"Shumë mirë, po duhet bërë për sigurinë tonë për mbrojtjen tonë, ja ku e kam maskën".

"Shumë e drejtë më duket e saktë, është për të mirën tonë besoj".

"Dakort jam".

"Në ambiente të mbyllura po, kur është e detyruar".

"Vendimi është për t'i mbajtur, është vetëmbrojtje", thanë disa nga qytetarët.

Pavarësisht se humbjet e jetës prej covid nuk ndalojnë dhe aktualisht kemi 1560 persona aktiv me covid, ka pasur opinione të ndryshme mbi ekzistencën e koronavirusit.

?Po e besoj se ka rënë, në ato fshatra që jemi ne ka rënë".

"Si mos ta besoj mi non, na i ka ra dhe njerëzve që edhe i njohim, në lagje. Këtu thashethemet nuk kanë fund por që është e vërtet është dhe është sëmundje e keqe është".

Buy Now on CodeCanyon