Surprise Me!

3 viktima dhe 99 raste pozitive ne 24 ore, MSH thirrje qytetareve

2020-08-01 0 Dailymotion

Tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në 104 numrin e viktimave në total.

Sakaq numri i infektimeve në 24 orët e fundit ka shkuar në 99 raste, nga 25 testime në total.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

?Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive?.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia. Rikujtojmë qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar. Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19?. /tvklan.alSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon