http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjasa e deritanishme është që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkohet me lista të hapura. Me shumë se te vetë ndryshimi i sistemit nga ai proporcional rajonal me lista të mbyllura në të hapura, analistit Ben Andoni dhe Roland Lami, problemi e shohin te formula e propozuar.
Listat e hapura diktojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për këtë ndryshim që është në favor të Partisë Socialiste, Partia Demokratike nuk është pa faj.
Përballë kundërshtisë së faktorit ndërkombëtar, opozitës jashtë parlamentit dhe për të qenë në rregull me marrëveshjen e 5 Qershorit për kodin e ri elektoral, për Andonin dhe Lamin një skenar mund të jetë edhe referendumi.

Më 30 Korrik, në seancën e fundit parlamentare është lënë votimi i ndryshimeve në kushtetutë, që pas 12 vitesh do të prodhojë një sistem të ri zgjedhor. Deri më tani kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij nuk ka dhënë sinjale për t?u tërhequr, por nuk përjashtohet që ajo të ndodhë.

#vizionplustv #20vjet #lajme

Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1