Surprise Me!

Rama takim me strukturat e PS në Vlorë, fokusi te riformatimi i partisë dhe fushata elektorale

2020-08-01 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Riformatimi i strukturave të PS dhe fushata elektorale e kanë zhvendosur kryesocialistin Edi Rma në Vlorë, në zonën e tij elektorale. I pranishëm në takimin e Kryeministrit me strukturat e PS në Zvërnes ka qënë edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Ky i fundit pak ditë më parë ka patur një përplasje me Ramën për aksionin e shembjeve të objekteve në Zvërnec. Gjithashtu në takimin me kryeministrin disa ditë më parë, deputetët kanë shprehur kritika për punën e bërë nga kryebashkiakët me bazat, pasi sipas tyre të gjthë punën me strukturën e bëjnë parlamentarët socialist.

Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësive me të zgjedhurit vendorë, Edi Rama nuk është në kushtet për të patur alternative të tjera, pasi 4 bashki i ka pa drejtues socialist, ndërkohë zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që strukturat e PS pritet të ndryshohen pas mbledhjes së asamblesë, e cila është shtyrë për shkak të pandemisë, dhe për këtë arsy kryesocialisti po analizon punën e pushtetit vendor, në veçanti në Vlorë nga ku ai vetë ka marrë mandatin si deputet.

Kryeministri do ta kalojë fundjavën në jug, ndërkohë të hënën do të jetë në Tiranë, pasi në orën 11:00 do të marë pjesë në Këshillin politik, sërish për interesin e partisë së tij, për ndryshimet kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-takim-me-strukturat-e-ps-ne-vlore-fokusi-te-riformatimi-i-partise-dhe-fushata-elektorale/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon