Surprise Me!

PD publikon fotot: Prej 2 vitesh, vendi është rimbjellë me drogë nga të paprekshmit e Edi Ramës

2020-08-01 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike shprehet se raporti i fundit i Antimafias italiane, e konsideron Shqipërinë si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.

Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata, gjatë një deklarate për mediat, publikoi disa foto të plantancioneve me kanabis në vend, ku sipas tij, janë mbjellë ka persona të cilët janë të paprekshëm nga kryeministri Rama.

Gjata tha se vendi prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.

Referuar raportit, Gjata u shpreh se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.

Deklarata e plotë e Gjatës

Të dashur qytetarë, prej disa vitesh, ne kemi denoncuar projektin e Edi Ramës për të kanabizuar vendin si mënyra për të lidhur klanet kriminale me pushtetin e tij. Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës.

Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.

Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.

Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pd-publikon-fotot-prej-2-vitesh-vendi-eshte-rimbjelle-me-droge-nga-te-paprekshmit-e-edi-rames/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon