#tvora #rtvoranews

Tjetër rekord negativ me Covidin është regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, me 4 pacientë që e kanë humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Në mesin e viktimave është dhe një 43 vjeçar nga Kamza pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Po kështu kanë humbur jetën një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?, me sëmundje bashkëshoqëruese.

?Situata paraqitet shumë serioze? tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Ndërkohë i lartë ishte edhe numri i rasteve të reja, plot 102 raste pozitive përgjatë 24 orëve nga 501 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

COVID-19 ? Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ministria-e-shendetesise-ndryshin-orarin-ja-kur-do-jepet-perditesimi-i-covid-19-duke-filluar-nga-sot/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp