Të gjithë shpresonim se Covid-19 mund të mos i rezistojë nxehtësisë së verës, por duket se këto shpresa janë zbehur, pasi virusi u ringjall mes temperaturave të larta.
Por çfarë do të ndodhë me Covid-19, kur koha të nisë të ftohet dhe vërdallë të jenë edhe gripi edhe virozat e tjera të vjeshtës?

Shqetësimi më i madh është se spitalet do të jenë në një luftë të madhe, pasi do të duhet të luftojnë edhe me sezonin e gripit. Këtë vit ata do të duhet të përballen edhe me Covid-19, i cili nuk tregon asnjë shenjë të ikjes dhe madje mund të rritet nëse rezulton se temperaturat e ftohta, ose qarkullimi i viruseve të tjerë të vjeshtës dhe dimrit, rrisin përhapjen e tij.

E panjohura është ajo që bën Covid-19 të veçantë nga viruset e tjerë. Në vjeshtë ka një seri të parashikueshme të shpërthimit të viruseve të frymëmarrjes. Fillon me rinovirusin, shkaktarin kryesor të ftohjes së zakonshme, e cila shpërthen çdo shtator ndërsa fëmijët e vegjël shkojnë në shkollë.
Rinovirusi bie pasi shumica e fëmijëve janë të ekspozuar dhe aktivizohen sistemet e tyre imune. Pastaj shpërthen një virus tjetër që quhet virusi sinkytial i frymëmarrjes, ose RSV. Çdo vit në Tetor ose Nëntor, kjo shkakton ftohje të butë te njerëzit e të gjitha moshave, por ndonjëherë kalon në infeksione të rënda të mushkërive tek të rinjtë. RSV është aq e zakonshme sa që pothuajse e kanë kaluar edhe fëmijët dy vjeç.

Kjo sfilatë e parashikueshme e infeksioneve, ka gjasa të ndodhë në një kohë kur sistemi shendetësor është në vështirësi. Infeksioni i dyfishtë nuk dukej të ndryshojë shanset e tyre për të mbijetuar në krahasim me njerëzit vetëm me Covid-19, por ata kishin pësuar dëmtime në zemër, inflamacion të organeve, reagim të më vonshëm të sistemit imunitar e disa gjendje të tjera.
Sipas ekspertve nëse ka ndërhyrje të konsiderueshme për tw parandaluar një valë të dytë më të vështirë, epidemitë e vjeshtës mund të mos ngatërrohen me Covid-19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel