Surprise Me!

Top News - Mjekimi i ri ndaj Covid/ Rezultate befasuese ndaj Covid

2020-08-02 5 Dailymotion

Rezultatet paraprake të testeve klinike të trajtimit të ri kundër Covid-19 janë befasuese: mjekimi e ka ulur në mënyrë drastike numrin e pacientëve të shtruar në terapi intensive sipas kompanisë britanike që e ka prodhuar.

Firma bioteknologjike me bazë në Sothhampton, Synairgen ka përdorur një proteine të quajtur interferon beta, të cilën trupi i njeriut e prodhon kur preket nga një infeksion viral. Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus përmes aerosolit dhe duket se stimulon tek ata një reagim imunitar.

Gjetjet fillestare tregojnë se trajtimi i ka reduktuar me 79% gjasat që të prekurit nga Covid, të sëmuren rëndë. Pacientët, të cilëve iu administrua mjekimi i ri kishin tre herë më shumë mundësi ta merrnin veten deri në pikën që sëmundja të mos i cënonte aktivitetet e tyre të përditshme. Testet sipas firmës prodhuese, treguan gjithashtu se mjekimi I ri e reduktonte në mënyrë të ndjeshme vështirësinë në frymëmarrje që përjetojnë një pjesë e pacientëve.

Në testimin e këtij ilaçi morën pjesë 101 vullnetarë të shtruar me Covid në nëntë spitale britanike. Rezultatet e tij, sipas Synairgen, janë një hap i jashtëzakonshëm përpara sa I takon trajtimit të koronavirusit. Interferon beta është pjesë e linjës së parë mbrojtëse të trupit kundër virusit dhe e paralajmëron organizmin për sulmin viral, duke nxitur reagimin e tij. Koronavirusi duket se e suprimon prodhimin e kësaj proteine si pjesë e strategjisë së tij për të bllokuar sistemin imunitar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Synairgen#Study#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon