Emiratet e Bashkuara Arabe arritën të ngrenë më sukses në ajër raketën e tyre të parë drejt Marsit, dhe shpresojnë që misioni i tyre historik, i suksesshëm të mbetet deri në fund.

Sonda hapësinore Hope u lëshua nga kozmodromi japonez Tanegashima dhe tashmë duket se po ecën mirë në rrugëtimin e saj 500 milionë kilometërsh për të studiuar motin dhe klimën e planetit. Dy përpjekje të mëparshme për lëshimin e Hope u anuluan për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Ardhja e saj pritet të ndodhë shkurtin e vitit 2021, në mënyrë që të përkojë me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arave. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin.

Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, kur atje janë afruar anije hapësinore, shkencëtarët kanë arritur të mësojnë më shumë lidhur me planetin fqinj. Marsi, planeti i katër në sistemin tonë diellor, është sa gjysma e madhësisë së Tokës. Planeti ka një diametër prej afro 6760 kilometrash dhe ka dy hëna të quajtura ?Phobos? dhe ?Deimos?.

Temperaturat atje shkojnë nga minus 140 gradë celsius në 30 gradë Celsius. Graviteti është 62,5 përqind më i vogël se sa në Tokë, ndërsa atmosfera e atij planeti përbëhet pothuajse tërësisht nga dioksidi i karbonit, gjë që i ka shtyrë disa ekspertët ta quajnë një ?vend të tmerrshëm?, më i thatë se shkretëtira më e thatë e Tokës e që nuk ka pothuajse fare atmosferë, çka bën që të mos merret dot frymë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UnitedArabEmirates#Hope#TopChannel