#tvora #rtvoranews
Ditën e sotme (20 korrik), hyri në fuqi akti normativ i cili ndalon hapjen e diskoveklubeve të natës dhe bareve në mjeside të mbyllura, për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se ata të cilët nuk do e respektojnë këtë vendim, do të gjobiten me 3 milion lekë, dhe pezullim të aktivitetit për 1 vit.

Akti normativ gjithashtu, ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Sipas Manastiruliut, këto ambiente, janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Deklarata e plotë e Ministres Manastirliu

?Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19. 123 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në dy spitalet Covid, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona mjekësore.

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/ndalohet-hapja-e-diskove-dhe-klubeve-te-nates-gjobe-3-mln-leke-kush-thyen-rregullin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv