Surprise Me!

Manastirliu: S’ka më disko e pub-e, as në ambiente të hapura dhe as të mbyllura! Në të kundërt gjobë

2020-08-02 0 Dailymotion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu doli në një deklarate mbi vendimin e Qeverisë për ndalimin e hapjes se klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Kështu me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

? Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
? Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Deklarata

Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19. 123 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në dy spitalet Covid, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona mjekësore.

Kjo situatë që po kalojmë kërkon zbatimin rigoroz të rregullave dhe protokolleve të sigurisë. Çdo neglizhencë apo mos respektim i masave, cënon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhje. Ai prek çdo moshë, dhe përhapet me shpejtësi, atje ku njerëzit e lejojnë.

Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t?i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

? Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
? Ndalon...

Buy Now on CodeCanyon