Lajme Arkiva 2000
Vetëm në vitin e hapjes së depove të armëve në 1997-ën, në Elbasan janë vrarë 81 persona dhe janë plagosur 477 mes tyre dhe 14 fëmijë. Kjo është një pjesë e bilancit të viktimave nga armët. Sot ministri i Rendit Spartak Poçi ka marrë pjesë në një ceremoni të konkretizimit të projektit "Armë në shkëmbim të zhvillimit".
Përfaqësues nga PNUD dhe USAID si dhe nga pushteti lokal, kanë qenë sot vëzhgues direkt në konkretizimin e këtij projekti. Nga ky projekt, Elbasani në shkëmbim të armëve do të fitojë 11 investime me shumën 900 mijë dollarë. Procesi i çarmatimit do të vijojë më tej tha ministri Poçi, ndërsa ligji për çarmatimin do të vijojë dhe 2 vjet të tjera.
"Unë kam mendimin që një pjesë shumë e konsiderueshme e armëve që dolën nga depot në vitin 1997, kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë dhe këtu në Shqipëri ka mbetur një sasi nën 50%."
Sot në komunën Kuqan, në prani të përfaqësesueve të shtetit dhe të drejtuesve të PNUD dhe USAID, u dorëzuan me dhjetëra armë dhe municione të tjera luftarake./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/