Lajme Arkiva 2000
Liderët shqiptarë dhe serb të Kosovës takohen sot në Prishtinë për të diskutuar aspektet e marrëveshjes kundër dhunës për rritjen e sigurisë në vend. Ky dokument është firmosur prej tyre muajin e kaluar në Uashington gjatë një takimi nën kujdesin e Sekretares Amerikane të Shtetit Ollbrajt.
Në këtë grup bëjnë pjesë 40 përfaqësues të dy komunitetëve mes të cilëve dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova dhe prifti serb ortodoks Artemie.
Sipas burimeve nga Prishtina, këto përfaqësues do të diskutojnë lidhur me hapat konkretë për krijimin para kushteve për një jetë më të sigurt mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Dokumenti i firmosur në SHBA është ajo që do të diskutohet konkretisht në të gjitha pikat e tij dhe cilësohet si një dokument themelor gjatë periudhës tranzitore nga çlirimi i Kosovës deri në përcaktimin e statusit të saj përfundimtar./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/