Surprise Me!

Ora News - Vritet 39-vjeçari në Elbasan, autorët djegin makinën, në kërkim nga FNSH dhe RENEA

2020-08-02 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Një 39-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri këtë të hënë (20 korrik) në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ?28 nëntori?. Viktima është Emiljano Ramazani, i njohur për policinë si person me precedentë penalë të mëparshëm.

?Në Elbasan, në vendin e quajtur ?Rrethrrotullimi i luleve? në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.R, rreth 39 vjeç? njoftoi policia.

Autorët djegin makinën

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper.

Fill pas ngjarjes, është gjetur një makinë e djegur në zonën e Bridhas të Elbasanit, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.

?Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit. Shërbimet e Policsë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh? ? thotë policia.

FNSH dhe RENEA, kontrolle për kapjen e autorëve

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Po ashtu, drejt Elbasanit është nisur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çdo person qe mund t?i ndihmojë hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas 112.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Viktima me precedent penal

39-vjeçari, babai i dy fëmijëve, mësohet se kishte një lokal në propnësinë e tij. Ai ka qenë arrestuar në 2017 nga policia për shpërndarje të drogave të forta, të llojit kokainë.

?Porosia e fundit? vuri në pranga atë dhe Marengelen Kamamin.

Atyre ju gjetën 10 doza kokainë, 50 mijë lekë të reja dhe 14 celularë të markave të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale policia pati sekuestruar mjetet tip ?Ford? me targa AA 806 JL dhe automjetin tip ?Peugeot? me targa AA 749 MY.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-elbasan/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon