Speca të mbushur me bullgur
Përbërësit:
8-10 speca për mbushje
2 qepë
2 domate
2 filxhan çaji bulgur
6 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 tufë majdanoz
1 thelpi hudhër
kripë
nenexhik dhe 1/2 limon
1 lugë çaji piper të kuq
2 lugë gjelle rrush të thatë
2 lugë gjelle stika pishe
Përgatitja:
Pastrojmë specat e larë nga farat. Rrushin e thatë e vendosim në ujë të ngrohtë që të zbutet. Në një tas vendosim qepët të prera në kubikë shumë të vegjël I shtojmë pak kripë dhe I shtypim me dorë dhe po aty shtojmë domatet të grira në rende si dhe 1 lugë kafejje sheqer si dhe bullgurin, 6 lugë gjelle vaj ulliri, pak majdanoz të grirë hollë, 1 thelpi hudhër të prerë imët, erzat, kripë, piper të kuq, nenexhik dhe rrush të thatë, stikat e pishës I përziejmë të gjitha mirë. Fillojmë të mbushim specat të cilat I shpojmë tek tuk me stikadent me qëllim që të hyjë uji, I vendosim në një tigan të thellë I spërkasim mirë me vaj dhe 1/2 lëng limoni dhe pak kripë shtojmë 2 e 1/2 ose 3 filxhanë ujë dhe I lëmë në zjarr të gatuar për 30 minuta. I shërbejmë duke I spërkatur me pak majdanoz.