TIRANE-Report Tv zbardh detaje të reja nga ekzekutimi mafioz dje në Elbasan. Një burim i tha gazetarit të Report Tv Merin Maçi se Emiljano Ramazani u ekzekutua pak minuta pasi kishte dalë nga palestra.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët të cilët kanë gjetur momentin për ta ekzekutuar sapo 39 vjeçari po parkonte automjetin "Ford Focus" poshtë banesës së tij.

Palestra që 39-vjeçari shkonte ndodhej në lagjen 'Beqir Dardha'. Autorët kanë ndjekur prej kohësh të gjitha lëvizjet e tij dhe dje në orën 16:30 e pritën poshtë shtëpisë, kur po kthehej nga palestra dhe po parkonte makinën duke e qëlluar 5 herë për vdekje.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa pista ku po hetohet është larja e hesapeve, pasi në të shkuarën ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar pasi është kapur me kokainë dhe heroinë. Gjithashtu ai dyshohet se është përfshirë në disa atentate në këtë qytet.