Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.<br /><br />Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje makinash. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se sasia e tritolit ishte 100 gramë.Përsa i përket pronarit të banesës ai thotë se nuk ka konflit me asnjë: "Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Ka radhur policia para se të hapja unë derën. Unë skam konflikt me asnjë, ia kam treguar këtë edhe policisë. Shpërthimi ka qenë i madh, e kanë dëgjuar të gjithë komshijtë. Kam punuar si taksixhi, me bojrat.<br /><br />Kemi qenë të gjithë në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, me gjithë fëmijët. Kam dërguar deklaratë se s'kam konfikt me njëri. Nuk e di nëse është ngatërruar objektivi, por unë shkoj mirë me gjithë Laprakën."