Surprise Me!

Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe rastet e të intubuarve

2020-08-02 0 Dailymotion

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Buy Now on CodeCanyon