Surprise Me!

BOOM - Dy gjykata lënë padrejtësisht qytetaren pa pension - 22 korrik 2020

2020-08-02 0 Dailymotion

Emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora solli këtë të mërkurë denoncimin e Hanife Hoxhës që prej tre vitesh nuk po gëzon të drejtën e daljes në pension edhe pse ka mbushur moshën.

Për vërtetësinë e ojektit librezë punë, ajo i është drejtuar gjykatës, por si gjykata civile ashtu edhe ajo administrative kanë shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke bërë që dosja të përfundojë në gjykatën e Lartë, për tu vendosur fillimisht në lidhje me kompetencën.

Ngjarja e përmbledhur

Hanife Hoxha është një zonjë që ka mbushur moshën për të dalë në pension që në vitin 2017. Pasi ka mbushur moshën 60 vjeç, ajo ka shkuar tek sigurimet shoqërore ku ka kërkuar lindjen e kësaj të drejte. I është dashur të presë një vit sigurimet që të gjenin në regjistra vitet e saj të punës, e më pas sigurimet shoqërore i kanë thënë se disa vite i mungojnë dhe për njohjen e tyre dyhet ti drejtohet gjykatës. Është një proces që përgjithsisht bëhet me dëshmitarë. I është drejtuar me avokat zonja Hoxha Gjykatës së shkallës së parë Tiranë dhe kjo ka shpallur moskompetencë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke ja kaluar për shqyrtim dhe marrje vendimi këtë dosje gjykatës administrative të shkallës së parë. Gjykata administrative e shkallës së parë ka shpallur gjithashtu moskompetencën, duke e dërguar çështjen në gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë për shkak të procesit të vettingut nuk ka punuar, por edhe po të filloj për shkak të mbingarkesës me dosje, problem prej vitesh në këtë gjykatë, kushedi se kur do t`i vijë radha.

Po çfarë thonë Sigurimet Shoqërore për rastin në fjalë?

?Ju bëjmë me dije se , procesi gjyqësor me palë zonjën Hoxha me objekt vërtetësinë e objektit librezë pune është registruar më datë 18.09.2019 në gjykatën e Lartë për moskompetencë nga gjykata admnistrative e shkallës së parë Tiranë dhe kjo çështje vijon të jetë ende në proces shqyrtimi. Referuar vendimeve unifikuese të gjykatës së lartë (dhe një sëri ligjesh që citohen)paditë me objekt vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte ose njohjen e vërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin janë gjykuar nga gjykata civile? thuhet në përgjigjen e institucionit për BOOM.

Pra gjykata e shkallës së parë Tiranë, ka pasur kompetencë për ta shqyrtuar dhe nuk e ka shqyrtuar, ka shpallur moskompetencë në shkelje të ligjit, e për këtë zonja po vuan pasoja të rënda të cilat nuk dihet se sa do zgjasin.

Buy Now on CodeCanyon