Surprise Me!

Kapen nga policia te shumekerkuarit e Durresit (12 Gusht 2000)

2020-08-03 18 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Policia e Durrësit arrestoi 25 vjeçarët Igli Dule dhe Artur Voci, persona të shpallur në kërkim. Operacionet janë zhvilluar brenda 24 orëve të fundit në fshatrat e rrethit ku strehoheshin dy të rinjtë. Sipas policisë, Dule akuzohet për rrëmbimin e tregtarit Namik Sadiku. Ngjarja ka ndodhur me 8 qershor të këtij viti. Së bashku me Nikolin Bushin dhe Artur Kazazin, ata akuzohen se i kanë kërkuar 50 mijë dollarë familjes së tregtarit më këmbim të lirimit të tij.
Ndërsa dy shokët e Dules, që u arrestuan që atë kohë, ai u kishte mundur t'i shpëtonte policisë derisa u arrestua i rrethuar nga një arsenal armësh. Dule akuzohet dhe për rrëmbimin e një vajze 2 ditë më parë. Ndërkohë që i arrestuari tjetër Artur Voci, ish efektiv i forcave speciale të Repartit 711, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të ish kolegut të tij polic, Agron Nela i cili ka mbetur i paralizuar.
Ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 1997 dhe Voci fillimisht u fsheh në Itali për t'u rikthyer në Shqipëri ku u arrestua dhe u dërgua në burgun e Tiranës pës shlyerje të dënimit. Rezultatet e dy operacioneve, shefi i komisariatit të Policisë së Durrësit, Agron Ahmetaj, i deklaroi sot gjatë një konference për gazetarët./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon