Lajme Arkiva 2000
Kjo është Qendra Spitalore Prishtinë. Menjëherë pas ndërhyrjes së Bashkësisë Kombëtare në Kosovë, një grup i vogël mjekësh dhe infermierësh nisën punën në këtë qendër që mund të konsiderohet si më e mira në Kosovë. Në bashkëpunim me mjekët britanikë, spitali me gjithë vështirësitë e fillimit, nisi të punonte. Sot ky spital ka rreth 700 mjekë dhe 3400 punonjës të tjerë që përbëjnë stafin e plotë. Që në oborrin e qendrës spitalore mund të shohësh turma njerëzish që presin.
Janë rreth 2500 pacientë që shtrohen çdo ditë në këtë spital duke bërë kështu që kapaciteti i shtretërve të jetë i mbushur 100%. Edhe pse mjekët dhe infermierët kanë dëshirë që të kryejnë një shërbim europian, pajisjet mjekësore më të rëndësishme në mjekësinë moderne, këtu mungojnë.
Mbi të gjitha pacientët paguajnë një shumë simbolike për shërbimin e marrë. Megjithatë KFOR, UMNIK dhe shoqata të tjera humanitare kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një ndihmë të madhe për këtë spital. Në 10 vitet e fundit këto spitale kanë qenë të drejtuar nga serbët të cilët kanë investuar shumë pak.
Edhe pse mjekët pranojnë pas kamerave tonë se shpesh spitalit i mungojnë mjete elementare si fashot apo ilaçet, vetë njerëzit duken të kënaqur me shërbimin e dhënë. Nga ana tjetër Kosova ka fatin që të ketë një numër të konsiderueshëm spitalesh që drejtohen nga forcat e KFOR-it. Megjithatë, Komuniteti Ndërkombëtar një ditë do të largohet nga Kosova dhe atëherë vetë kosovarëve u duhet të mendojnë për spitalet e tyre./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/