#tvora #rtvoranews
Ministria e Turizmit nisi diskutimet me grupet e interesit për masterplanin e zhvillimit të Tales dhe Rënës së Hedhur. Ministri Blendi Klosi, tha se ajo janë dy nga perlat e fundit të mesdheut që presin zhvillim, ndaj theksoi se nuk do të lejohen gabime si në zonat e tjera bregdetare!

Rëra e hedhun dhe Talja konsiderohen mes perlave të fundit të Mesdheut që i kanë shpëtuar betonizimit gjatë tranzicionit.

Masterplani i të dy zonave turistike të Lezhës u prezantua nga Ministria e turizmit para grupeve të interesit!

Ministri Blendi Klosi foli për zhvillim dinamik e bashkëkohor, duke moslejuar përsëritjen e gabimeve të bëra më herët në zona të tjera turistike.

?Unë do uroja shumë që mos të ishte si zhvillimi i Shëngjinit si para 3 ose 4 vitesh. Në ato vila jetohet 30-45 ditë, ndërsa po të bëhen hotele, aty ka mundësi që të ketë biznes 12 mujor.?

100% e zhvillimit të ri duhet të jetë i destinuar për shërbime. Strukturat e akomodimit rekomandohet të jenë kompakte, ndërsa Klosi e vuri theksin edhe tek mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së detit.

?Është një plan i cili kërkon të ruajë edhe raportin me detin, raportin me natyrën, dhe mundësinë për të zhvilluar marinare, porte jahtesh.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/lezhe-prezantohet-masterplani-per-talen-dhe-ranen-e-hedhur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv