#tvora #rtvoranews

Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit në sistemin e drejtësisë të personave të besuar ose militantëve të partisë. Në këtë përfundim ka arritur qendra evropiane për monitorimin e drogave përmes një raporti të hartuar për Shqipërinë.

Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave në varësi të Bashkimit Evropian, ka publikuar këtë të enjte një raport vjetor për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Raporti arrin në konkluzionin se organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, e cila ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.

Një tjetër përfundim është dhe fakti që organizatat e drogës i shërbejnë politikes duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Sipas raportit, partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, ndërsa krimi ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur kështu rëndë kulturën e raportimit të lajmeve.

Ndërsa për sa i përket tregut të nakortikwve, Shqipëria përmendet në raport si prodhuesja më të madhe e kanabisit të trafikuar në Bashkimin Evropian, dhe paratë transportohen cash me makina drejt Shqipërisw, ku investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm.

Pas raportit vjetor të publikuar nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj i cili tha se edhe njwherw konfirmohet lidhja e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Alibeaj: Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda. Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organizuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/raporti-nga-qendra-e-be-se-organizatat-e-droges-i-sherbejne-politikes-ne-shqiperi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For mor...