Lajme Arkiva 2000
Edhe një tjetër fshatar tjetër nga Krraba në pranga për vjedhjen e thesarit. Sot në Gjykatën e Faktit Tiranë është komunikuar masa e arrestit me burg dhe është pyetur për efekt prove Ismet Shullai nga Krraba, i ndaluar para disa orësh nga policia. Ismet Shullai 35 vjeç, babai i tre fëmijëve është ndaluar pasi ndaj tij është ngritur akuza vjedhje e floririt. Mendohet se Shullai ka marrë një sasi monedhash nga thesari i grabitur.
Pas gjetjes së 7 kilogramë monedha ari nga thesari i shtetit në shtëpinë e Pëllumb Daltit në Pezë Helmes, policia ushtroi kontrollin në këtë fshat. Përveç Daltit për vjedhjen e thesarit të Krrabës, janë lëshuar dhe disa urdhra arresti të tjera. Para dy ditësh është ndaluar dhe Ismeti, banor në Krrabë të Tiranës.
Sipas akuzës, Shullai ka marrë një sasi prej 200 monedhash floriri. Gjyqtarja Elona Stravri dhe Prokurori Ushtarak Petrit Shehu, kanë pyetur për efekt prove të pandehurin. Ismet Shullai është i treti fshatar që vendoset në pranga për akuzën vjedhje e thesarit të shtetit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/