Lajme Arkiva 2000
Pasi KQZ nuk ka njohur Partinë Komuniste të Hysni Milloshit dhe ka pranuar në zgjedhje një tjetër grupim komunist, kryetari i lënë jashtë zgjedhjes e ka quajtur akt fashist mënjanimin e kësaj partie nga zgjedhjet. Për Hysni Milloshin ky komision është skllav i Partisë Socialiste dhe borgjezisë shqiptare. Sipas kryetarit të kësaj partie komunistët kanë si parullë proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni, ndërsa borgjezia tradhëtare të të gjitha partive bashkohuni.
Me terma të tillë kryetari Milloshi mendon se fashizmi është ende gjallë. Sipas vendimit të partisë së tij shteti nuk i dha mundësi kandidimit për kryetar bashkie. Ndërkohë sot Guri Durullari, një nga kryetarët legalistë është ankuar në Gjykatën e Apelit për vendimin e KQZ-së sipas së cilit njihet si kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/