http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Presidenti Ilir Meta pati një takim këtë të premte edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, në Presidencë.Ai shkroi në ?Facebook? se edhe ky takim është mbajtur për të diskutuar për marrëveshjen e 5 qershorit të miratuar të enjten në Parlament.Kreu i shtetit kërkoi nga opozitarët që të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik.?Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.?Takimi i Metës me Bashën erdhi pas atij që pati me ambasadorët e BE. Edhe ata, presidenti i siguroi se do të dekretojë menjëherë marrëveshjen e 5 qershorit.
