Surprise Me!

Protesta në Gostivar për zgjedhjen e problemit shumëvjeçar me depononin Rusino

2020-08-03 0 Dailymotion

Mos zgjidhje e problemit të deponisë Rusino në Gostivar, ka ngritur në protesta banorët e këtij qyteti. Që prej dy dekadash, vetëm premtohet, ndërsa zgjidhja nuk duket askund, ndërkohë që ne po mbytemi më ajër të ndotur, thonë organizatorët e protestës, të cilët ditë më parë, revoltën e tyre e shprehen edhe në rrugët e qytetit. Ata kërkojnë nga institucionet zgjidhje të shpejtë të problemit, ose në të kundërtën, do të përballen me protesta të përditshme.

Nëse për afat shumë të shkurtër, nuk marrin hapa për zgjidhje të këtij problemi ne do vazhdojmë edhe me protesta të tjera dhe me bllokime. Zëri i qytetarëve për momentin është shumë agresiv dhe nuk mund të durojnë më. Këtë problem asnjë institucion ende nuk ka marrë masa që të bën zgjidhje urgjente të tij - deklaroi Bujar Krifca, organizator i protestave.

Nga komuna e Gostivarit përkrahin protestat e organizuara nga OJQ-të, ndërsa mos ndërmarrjen e masave e arsyetojnë me mungesë ingerencash.

Ne jemi pjesë e opozitës dhe vazhdimisht kemi qenë të injoruar, por edhe na morën shumicën e kompetencave por edhe kompetencat për menaxhimin me deponinë Rusino e cila tash është më deponi rajonale. Por, kjo gjendje e status QUO-së i brengos gjithë qytetarët prandaj e them duhet debat publik, të vijnë edhe të Ministrisë së ekologjisë edhe komuna, edhe zviceranët dhe OJQ-të , të ulemi dhe ta bëjmë strategjinë për të lëvizur përpara - tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

?Siç mund të shihni prapa meje, tymi nga mbeturinat që digjen në Rusino përveç qytetatit të Gostivarit, kaplon edhe fshatrat e rrethit të këtij qyteti?.

Ndryshe, që prej afro një muaji, mbetjet në deponinë Rusino digjen vazhdimisht. Të dyshuar për ndezje të zjarreve janë mbledhësit e hekurit, të cilët, për të nxjerrë hekurin nga mobilet apo aparatet e ndryshme i djegin ato.

Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon